VV-ja tregon arsyen e mospjesëmarrjes në seancën për librat

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka treguar arsyen e vendimit të tyre për të mos marrë pjesë në seancën e sotme të thirrur nga opozita, për të diskutuar në lidhje me librat shkollorë.

Ai tha se procesi po vazhdon dhe sipas tij nuk i dinë ende implikimet e vendimit për librat, për të zhvilluar një debat, siç u shpreh ai, mbi informata të sakta, përcjell Klankosova.tv.

Do të japim arsyetimin tonë për vendimin tonë politik për të mos marrë pjesë një seancë të ftuar nga opozita, e që çështja e adresuar shprehimisht nga ata është kjo: Debat parlamentar lidhur me dështimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”.

“E para e punës është që qysh në parashkrimin e çështjes e kemi një cilësim i cili është i papranueshëm për në e që është “dështimi në sigurimin e librave”. Meqë bëhet fjalë për një vendim të marrë rishtasi nga Qeveria e Kosovës e që kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikës së shpërndarjes së librave shkollor nëpër shkolla për fëmijët tanë, ne ende nuk i dijmë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirëinformuar dhe mbi informata të sakta, për shkak se procesi po vazhdon dhe kemi një fillim vit plotësisht në rregull shkollor”, u shpreh ai.