Ramadani: Ata që duan ta dëmtojnë imazhin e kryeministrit, i bëjnë dëm Kosovës

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se atyre që u shkon mendja të krijojnë faqe në Facebook për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ia dëmtojnë imazhin Kosovës.

Ramadani ka thënë se këta persona vetëm shqip mund të shkruajnë në atë faqe sepse kokën e kanë nga Serbia.

Postimi i plotë në Facebook:

Turpi nuk ka kufi!

U shkon njerëzve mendja edhe të krijojnë faqe në facebook për të portretizuar Kryeministrin si mos më keq. Këtë dëm ia bëjnë shtetit të Kosovës saktësisht.

Këta vec shqip mund të shkruajnë në atë faqe.

Kokën e të mbasmen e kanë serbe.