Ramadani: Nëse i doni familjarët dhe vendin tuaj, respektoni masat që të shpëtoni jetë

Drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani theksoi se vetëm duke u respektuar masat e parapara nga institucionet përgjegjëse mund të ulet lakorja epidemiologjike dhe të qetësohet situata.

Ramadani ka thënë se nëse qytetarët i duan të afërmit, familjen dhe qytetarët e këtij vendi duhet që çdo person t’i përmbahet masave.

“Nëse ne i duam të afërmit, familjet dhe qytetarët e këtij vendi na mbetet që çdo individ i këtij vendi duhet t’i përmbahet këtyre masave sepse janë e vetmja masë aktualisht në luftën kundër COVID19 që shpëton jetë dhe të ulë lakoren epidemiologjike dhe qetëson situatën dhe shkarkon shërbimet spitalore”, tha Ramadani pas takimi me kryeministrin Avdullah Hoti në IKSHPK.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha u shpreh se gjendja e pacientëve është e rënduar dhe pavarësisht përpjekjeve disa pacientë po e humbin betejën me koronavirus./