Alarmante: 22 të vdekur dhe 1 mijë e 894 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 1 mijë e 894 qytetarë, raporton Fokusi.info.

Në këtë interval kohor fatkqesisht kanë humbur jetën edhe 22 persona.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Njoftimi i plotë:

01 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 27.404.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!
Mbani higjienën!