Ramiz Lladrovci i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur Milaim Zekës për komentet që bëri sot kundër Kadri Veselit.

Milaim Zeka sot ka shkruar se, “shumë kisha pas qejf me pa Veselin në pranga, në burg e të poshtëruar”.

Ramiz Lladrovci ka shkruar se një gjë të tillë asnjëherë Zeka nuk do ta përjetojë edhe nëse ka një mijë vjet jetë.

Postimi i Lladrovcit:

Mesazh për Milaim Zezën:

Edhe një mijë vjet jetë ni paç, Lulin kurrë as të lidhur as të poshtëruar ski me pa!!!