Ramiz Lladrovci nis ditën e parë të punës në takim me Sylejman Selimin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se ditën e parë të punës për këtë vit e nisi me një takim me ish-gjeneralin, Sylejman Selimi.

Lladrovci tha se është krenar me miqësinë që ka me Selimin, anipse jeta i ka përpjekur shumë herë në sfida të rënda dhe të përbashkëta për liri.

Ai shtoi se lartësimi i atdheut është rrugë e gjatë dhe për atdhetarin është mision.

Postimi i plotë:

Dita e parë e punës, në takimin e parë të këtij viti të mbarë, prita në takim, një nga bijtë më të çmuar të luftës dhe paqes, ish gjeneralin, Sylejman Selimin.

Krenar me miqësinë tënde miku im, jeta na ka përpjekur shumë herë në sfidat e rënda dhe të përbashkëta për liri, gjatë shtetndërtimit, gjithmonë në shërbim të kauzave madhore.

Lartësimi i atdheut është rrugë e gjatë dhe për atdhetarin, është mision.

Këtë mision, ua kemi borxh të rënve dhe gjeneratave që tash kontribuojnë për atdheun me përgjegjësi në krye të detyrës.

Respekt miku im, faleminderit!