Tensionohet situata: Shashka dhe tymuese tek Parlamenti

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, situata tensionohet, sapo protestuesit afrohen tek selia e Parlamentit. Shashka, tymuese, flakadanë dhe fishekzjarrë janë mjetet me të cilat qëllohen forrcat e Policisë.

Ekipet policore janë vendosur në të dy krahët, por edhe automjetet me ujë. Megjithatë, protestuesit kanë shkatërruar edhe gardhin rrethues dhe nuk e kanë marrë parasysh thirrjen e Policisë për të mos kryer akte dhune.

Përsëritet e njëjta situatë, si në protestat e tjera. Deri më tani nuk ka informacion për të lënduar nga radhët e Policisë, apo të protestuesve.