Ramush Haradinaj prezanton kandidatin për kryetar të Mitrovicës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Nehat Peci do të jetë kandidati i AAK-së për Mitrovicën.

“Nehat Peci do t’i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën. Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe çasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike. Mitrovica jonë e zemrës, tani ka rastin të përcaktohet për një qeverisje që ka prioritet vetëm qytetarët dhe mirëqenien e tyre. Suksese e fitore”, ka shkruar Haradinaj.