Ramush Haradinaj: “Rexhep Selimi e Remi kanë ‘knu’ para Prokurorisë në Hagë”

Dy krerët e partive që formuan koalicionin e parë parazgjedhorë, Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj, janë të ftuar në emisionin Pressing të Televizionit T7 që të flasin rreth ngjarjeve të fundit. Kreu i AAK’së dhe njëkohësisht kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se Rexhep Selimi ‘ka këndu’.

“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. S’ka kurgjë të keqe kjo”, ka thënë kryeministri në dorëheqje.

Kur u pyet se cka do të thotë “ka knu”, Haradinaj tha se po e thotë në kuptimin që deputeti i VV’së ka folur para prokurorëve të Speciales.

Kreu i AAK’së thotë se ai ka vendosur të mbrohet në heshtje kur ai ishte në Hagë për intervistim.

“Unë për dallim nga këta kam bërë tjetër zgjedhje, jam mbrojtur në heshtje”, ka thënë kryeministri në detyrë.