Ramush Haradinaj thërret në takim liderët e koalicionit PAN

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka ftuar sot në një takim liderët e koalicionit PAN.

I pari i AAK-së u ka dërguar ftesë Kadri Veselit, Fatmir Limajt e Behxhet Pacollit për të diskutuar situatën e fundit në vend, pas dorëheqjes së tij si kryeministër.

Por, nuk ka ende ndonjë konfirmim nëse partnerët e koaliacionit në largim do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Haradinajt.

E sigurt është se raportet mes partnerëve të PAN nuk janë stabile, para dorëheqjes së Haradinajt, por sigurisht edhe pas dorëheqjes.