Ramush Haradinaj tregon se a do të tërhiqet nga pozita e deputetit sikurse Dauti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte ka qenë I ftuar në emisionin ‘Click’. Në këtë emission, ai foli për zhvillimet e fundit në vendin tonë si dhe për qëndrimet e Aleancës karshi kësaj situate. Po ashtu Haradinaj e përshëndeti vendimin e Daut Haradinaj, I cili ka dhënë dorëheqje nga posti I deputetit.

‘E falënderoj Dautin për vendimin që ka marr për t’u larguar nga posti i deputetit. Unë do të jem pjesë e kësaj legjislature deri në fund të këtij mandati’, tha ai. Më tej Haradinaj foli edhe për zgjedhjet e fundit në vend, ku tha Lëvizja Vetëvendosje e ka marr shumicën për ta qeverisur vendin, po nuk i ka dy të treat e votive për zgjedhjen e presidentit.

‘Deri tash VV së bashku me Lëvizjën Guxo, ka marr shumicën e votive për të qeverisur me vendin, por nuk I kanë dy të treatat për zgjedhjen e presidentit. Po tash ta shohim se si do të veprojnë për ta zgjedhur këtë situate, pasi që edhe qeveria varet nga kjo. VV nuk i ka fituar zgjedhjet për të shkuar në zgjedhjet, por për të qeveriur me vendin’, u shpreh ai.

Haradinaj ndër të tjera tha se nuk do t’i jap përkrahjen VV-së, ku sipas tij ajo po mundohet ta koncentroj pushtetin në një parti të vetme. ‘Ne nuk do t’i japim përkrahje VV[së për ta konsentruar pushtetin te një partie e vetme’ tha ai.