Raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon fiton edhe një mandat në Parlamentin Evropian

Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka arritur të fitojë edhe një mandat në Parlamentin Evropian, në zgjedhjet që kanë përfunduar të dielën.

Kjo është bërë e ditur nga vet Fajon në një postim në Facebook.

Fajon ka falënderuar për mbështetjen miqtë, votuesit dhe Partinë Socialdemokrate derisa ka shtuar se kanë ende shumë energji për të punuar.

“Pas premtimeve është koha të punojmë dhe jam e sigurt që ne kemi ende shumë energji dhe vendosmëri. Zëri juaj është përgjegjësi që të ecim përpara së bashku”, ka shkruar Fajon.