Rashica deklarohet pas ndeshjes

Autori i golit të Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se Kosova nga Podgorica është dashur të kthehet me fitore.

“Nëse e shohim rrjedhën e lojës, ne duhej të fitonim. Duhej të shënonim edhe golin e dytë, pas së cilit ata do të binin nga loja, por nuk e arritëm .

Pastaj e pësuam atë gol që nuk duhej të pësonim, por na ndodhi njëjtë si me Bullgarinë”, ka thënë Rashica për Super Sport Kosova.

Ai ka shtuar se pa marrë parasysh pozitën në të cilën luan do ta japë maksimumin.