Rashica: Vazhdojmë me planin e njëjtë si para humbjes së Anglisë – ta mposhtim Çekinë!

Milot Rashica ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Malit të Zi, ndërsa ka shfrytëzuar rastin të flasë edhe për humbjen e Anglisë ndaj Çekisë.

Kosova do të luajë nesër (e hënë) në shtëpi ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Dyfishoni investimet tuaja duke blerë banesë në Linda Premium Residence

Njëri nga ta padyshim se është edhe sulmuesi vushtrrias, Milot Rashica.

Rashica ka thënë se duan fitore ndaj Malit të Zi dhe humbja e Anglisë nga Çekia nuk i zbeh gjasat e Kosovës për kualifikimin në Evropian.

“Edhe pse ka humb Anglia nuk i zbehë gjasat tona”, ka thënë fillimisht Rashica.

“Ne edhe ashtu e kemi pasur në plan vetëm fitoren ndaj Çekisë”, përfundoi ylli i Kosovës.