Rast i rrallë në Kosovë, lind një foshnje me peshë afër 6.5 kilogramë

Një rast i rrallë ka ndodhur në QKUK, në Gjinekologji, ku është lindur një foshnje me peshë rreth 6.5 kilogramë.

Ky është një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.”

“Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në komunikatën e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.