Rasti i 18-vjeçarit nga Podujeva, familja jep besë një muaj për dorasin

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur se familja e 18-vjeçarit të vrarë Lulzim Fejzullahu, i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar imami.

Lulzim Fejzullahu ishte rrahur brutalisht më 14 janar 2024 në Podujevë rreth orës 13:00. Sipas raportit policor, ai fillimisht kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe më pas ishte dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.