Rasti i Banjskës, sërish bastisje në veri

Policia e Kosovës është duke kryer sërish bastisje në veri të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Klankosova.tv se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar nga aksioni i sotëm policor.

“Jemi duke zhvilluar disa bastisje në veri të Mitrovicës në lidhje me rastin Banjska dhe deri në këtë moment nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Kujtojmë se më 24 shtator, një formacion ushtarako-policor serb ka organizuar një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.