Rasti i tretë në 24 orë i goditjes nga rryma, vdes 32-vjeçari në Pejë

Para pak çastesh, ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës një 32 vjeçar. Dyshohet se i riu vdiq nga kontakti me rrymën. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Raushiq të Pejës. Ai është dërguar në spital, por, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, ka ndërruar jetë.

32 vjeçari që u godit nga rryma, mori lëndime serioze, të cilave nuk ka arritur t’u bëjë ballë.

“Rreth orës 13:00 policia është njoftuar nga ekipi mjekësor se i riu ka ndërruar jetë”, ka thënë një zyrtar i policisë.

Ndryshe, nga kontakti me rrymën dje ka vdekur edhe dje një qytetar i Suharekës dhe një tjetër sot në Deçan.

Për të u raportua se ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë. Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokuroria dhe ekipet e KEDS-it.

“Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së për rastin e djeshëm në Suharekë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.