Duda Balje: Nëse Kodi Civil sillet në Kuvend pa ndryshime, përsëri do të votoj kundër

E, në rast të mosndryshimit të këtij neni, deputetja e grupit multientik, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, ka thënë për Front Online se përsëri do të votojë kundër.

“Unë për vete po flas, nëse nuk ka asnjë ndryshim në Kodin Civil vota ime do të jetë e njëjtë si herën e parë, pra do të votoj kundër”, ka thënë Balje, për Front Online.

Deklaron se edhe pse kalimi i Kodit Civil është i rëndësishëm për shtetin, pa ndryshimin e neneve të cilat kanë qenë diskutabile vota e saj nuk do të jetë pro.

“Unë nuk kam asgjë kundër Kodit Civil, dhe e di që është shumë i rëndësishëm për shtetin, do të thotë është ligji më i rëndësishëm, por këto nene të cilat kanë qenë diskutabile për neve nëse nuk kanë pësuar asnjë ndryshim unë do të votoj përsëri kundër”, ka shtuar ajo.

Kundër Kodit Civil kanë votuar disa deputetë të pushtetit, por edhe të opozitës.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.