Ratkoceri: Qeveria paska vendosur t’i mbyllë Qendrat kulturore shqiptare në diasporë

Gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, ka thënë se Qeveria Kurti paska vendosur që t’i mbyllë Qendrat kulturore shqiptare në diasporë.

Tutje, Ratkoceri ka shtuar se kësaj i ka paraprirë vendimi i mëhershëm duke larguar nga puna të të punësuarëve në këto qendra.

“Qeveria e Kosovës paska vendosur që ti mbyll Qendrat kulturore shqiptare në diasporë. Kësaj i ka paraprirë një vendim i mëhershëm i Qeverisë “Kurti 1″ për largimin nga puna të të punësuarëve në këto qendra”.

Derisa, ka shtuar se tani më qendrat institucionale funksionale në diasporë janë vetëm qendrat islamike shqiptare.

“Tani, të vetmet qendra institucionale në diasporë që funksionojnë edhe atë “full time” janë qendrat islamike shqiptare ku krahas lutjeve, merren edhe me organizimin e tribunave ku ligjërojnë teologë shqiptar dhe nga shtetet e lindjes !”, ka shkruar Ratkoceri.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës paska vendosur që ti mbyll Qendrat kulturore shqiptare në diasporë. Kësaj i ka paraprirë një vendim i mëhershëm i Qeverisë “Kurti 1” për largimin nga puna të të punësuarëve në këto qendra.

Tani, të vetmet qendra institucionale në diasporë që funksionojnë edhe atë “full time” janë qendrat islamike shqiptare ku krahas lutjeve, merren edhe me organizimin e tribunave ku ligjërojnë teologë shqiptar dhe nga shtetet e lindjes !