Raundi i parë, dështon zgjedhja e Fehmi Kupinës në krye të Kuvendit komunal në Prishtinë

Ka dështuar zgjedhja e Fehmi Kupinës, për kryetar të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Krejt kjo ndodhi për mungesën e një vote. Fehmi Kupina i LDK-së është i vetmi kandidat për këtë post. Për t’u zgjedhur kryesues i duhen 26 vota pro. Në raundin e parë ai i mori pos 25.

LDK  i ka 14 por ka arritur koalicion me PDK-në dhe disa parti tjera.

Afati i fundit për të zgjedhur kryeasamblistin në Prishtinë është 6 janari. Ndryshe kryeqyteti shkon në zgjedhje të reja lokale për Asamble.