Reagim nga Kryetari i OVL-UÇK–së, dega Tiranë, Sokol Poga, lidhur me arrestimin e Dritan Goxhajt

Kryetari i OVL-UÇK –së, Sokol Poga, dega Tiranë ka reaguar lidhur me arrestimin e Dritan Goxhajt.

“Arrestimi i Dritan Goxhaj nuk është ndonjë habi e madhe për ne, pra nuk përbën ndonjë risi, duke marrë në konsideratë luftën shumë vjeçare që vazhdon të zhvillohet nga elemente e segmente të caktuara antishqiptare me te gjitha format e mjetet ndaj UÇK-së”, tha ai.

Poga tha se Tribunali Hages, akuzon sa më shumë luftëtarë me prova të dyshimta ose pa prova, ku indicte për akuzat fillojnë kryesisht nga Beogradi . I tillë është edhe rasti në fjale, thjesht në lumin e akuzave gjenden edhe elemente që gjoja paskan nxjerrë sekretin e penguar hetimin!!

“Tendenca është e njohur dhe e kahereshme – të zbutet Serbia dhe të sfumohet Lufta e UÇK-së.- Kjo ndodh kur dihet fare mirë se elemente të caktuar kriminelë serbe që kanë bërë krime monstruoze në Kosovë gjate Luftës, sot të nxitur e të përkrahur nga Serbia, janë jo vetem të lirë por edhe të inkuadruar në organizata e formacione ultra kriminale tashme të njohura, që veprojnë në Mitrovicën e Veriut e më gjerë”, tha ai.

Sokol Poga nga OVL e UÇK – dega Tiranë tha se ushtarë të KFOR-it te disa prej ketyre vendeve përendimore muajt e kaluar, provuan mbi kurriz plumbat dhe shkopinjtë e tyre, ku pak reagime e prononcime u duken ndaj kesaj dhune prej vendeve qe ata ushtarë të plagosur perfaqesohen.

“Në dijeninē tonē, Dritan Goxhaj ka dhënë shumë intervista në disa gazeta e televizione të ndryeshme dhe mundet të ketë gabuar në nxjerrjen e ndonje emri qe është deshmitar i Gjykates në Hagë. Bazuar në praktiken e asaj Gjykate, intervistat e tij do te ballafaqohen e perdoren ndaj grupit te akuzuar në Hage. Por dakort, Dritani paska nxjerre sekretin për nje dëshmitar dhe ai dëshmitari qenka “trembur e shastisur” dhe na qenka penguar drejtesia ! Por , po ti referohemi asaj Gjykate Superspeciale dijmë se dosjet e tyre dolen sheshit si paçavure në mes te Prishtinës dhe për kete skandal u denuan shokët tonë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj , te cilëve pa dëshirën e tyre u mbeten në dorë dosjet e hallakatura të asaj gjykte, qē as sot nuk dihet se kush i solli”, tha ai.

Pytja shtrohet, kush u denua nga anetaret e atij Tribunali qe nxorri sekretin e dokumenteve që ishin në administrim te tyre? Kush i nxorri ato dosje vuliminoze dhe i la si dopiogjashtë në dyert tona ? U fol se në ato dosje u lexuan shumë emra të denoncuesve, e deshmitarëve, por edhe subjekteve në ndjekje të gjykates. Po supozoj; mbase edhe Dritani ka degjuar aty nje emēr nga ato dosje te dalura sheshit per ndonje deshmitar. Për atë skandal të dosjeve, asnje anetar i Tribunalit deri me sot nuk u denua për perhapje të sekretit hetimor, edhe pse ishin pergjegjesit direkt dhe ato dosje ruheshin prej tyre me roje, kamera e tela me gjemba. Por tani jemi në rregull, u gjet “kurbani” radhes dhe u vendos “nderi juridik” !

Në praktikat gjyqsore penaliteti zbatohet ndaj personit pergjegjes qe ruan apo disponon dokumentet te cilësuara “ sekret” dhe jo mbi të tretë, të cilët në rruge e forma te ndryshme mesojne per sekretin, apo te njetēt mbi bazen e analizave e deduksioneve nxjerrin konkluzione që arrijnë te perputhen me të.(sekretin) Thënja se -kur gjykata don të denojë, gjenden fakte mjaftueshem- funksionon kurdoherë dhe rasti po tregon me proven e radhës.

“Gjithsesi ne, nuk duhet të befasohemi edhe në të ardhmen, sepse do të perballemi me akuza e sfida të reja , por kjo nuk do te thotë se duhet të perkulemi. Deshmitaret e fshehur apo të hapur në proceset kunder luftetareve te UÇK -se nje ditë do te jene te njohur, i permendi dikush sot, ose jo. Nuk është e shume e rendesishme kush jane ata me emra. Asnjëherë nuk do te mundin te njollosin luften e drejtë çlirimtare, pavarsisht gabimeve, pasi nuk ka asnje luftë në botë qe ka përfunduar pa gabime. Aq me pak te mund të vertetojne se drejtuesit e tyre ishin “ organizate e perbashket kriminale” Kjo akuze ka renë prej kohesh. E rendesisheme sot për ne eshte mbrojtja e vlerave te Luftës, uniteti i radheve te luftëtarëve dhe dakortesimi i niveleve drejtuese qeveritare me aleatet tonë kryesor qe e bënë Kosovën shtet”., ka thënë Poga.