Reagimi i parë i Vlora Çitaku pas lirimit nga detyra: Kosovë ja ku po vij

Vlora Çitaku ka konfirmuar edhe zyrtarisht se do të largohet nga misioni i saj si ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çitaku ka thënë se ishte nder i jetës saj prezantimi i Kosovës në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter Çitaku tha se ishte privilegj i saj që ishte në gjendje të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Washington DC dhe në gjithë SHBA.

“Është zyrtare. Pas më shumë se pesë viteve në Washington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nder i jetës time. Dëshiroj të falënderoj institucionet e Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha shumë e privilegjuar gjithashtu që të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Washington DC dhe në gjithë SHBA. Faleminderit të gjithë të rinjve që në kanë inspiruar. Të isha kampion i juaj ka qenë gëzim i madh. Të gjithë miqve të mi në DC dhe në SHBA, faleminderit për shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj. Edhe pse pandemia ka limituar opsionet e mia, unë do të provoj të takoj disa nga ju përpara se të shkoj. SHBA faleminderit që më pranuar, Kosovë ja ku po vij”, ka shkruar Çitaku.

Ajo do të kthehet në Kosovë. Vendimin për kthimin e saj e mori ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ndërsa këtë e ka dekretuar presidenti Hashim Thaçi pas shtatë muaj pritjeje.