Për nënkryetarin e LDK-së, Vlora Çitaku e pranueshme për Presidente

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Uashington.

Për këtë edhe është hapur mundësia që PDK-ja, ta propozoj Vlora Çitakun për presidente.

Emri i saj është diskutuar edhe në strukturat e PDK-së, si emër për presidente.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se nuk është kundër emirit të saj por që duhet ende konsensuse.

“Mendimi jem personal, nuk jam kundër një propozimi të tillë, por zgjedhja e Presidentit kërkon një konsensus pak më të gjerë, ai që i merr votat ai zgjidhet”, ka thënë ai për Arbresh.info.

Haki Rugova që është edhe kryetari i Istogut, ka thënë se është diskutuar që Partia Demokratike e Kosovës, të behët pjesë e qeverisë Hoti.

“Nuk e kemi diskutua këtë çështje, në kryesi nuk e kemi hap temën e koalicionit si çështje, e kemi hap, por s’kemi diskutua asgjë më shumë. Nuk kemi diskutua as për ndarje të posteve për mundësinë e koalicionit janë diktuar, por s’janë marr vendime, pasi vendimet merren nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së”, ka thënë ai.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka bërë publike kandidaturën e Ramush Haradinajt për President të Kosovës.