Reagimi i Ramush Haradinajt pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve të sotme të Rusisë në drejtim të Ukrainës.

Ish kryeministri ka shkruar në Facebook se agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.

Stausti i plotë i Haradinajt:

Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.

Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.

Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë.

Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës.