Moti sot në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk përjashtohet që të ketë riga të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.