Reagojnë nga Haga: Mlladiqi nuk ka vdekur

Gjykata e Hagës i ka mohuar pretendimet për vdekjen e Ratko Mlladiqit, postuar në rrjetet sociale nga ministrja e jashtme e Bosnjës e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

“Informacioni për vdekjen e Ratko Mlladiqit është i pasaktë dhe ne e mohojmë atë”, i tha mediumit N1 Helen Eglston, zëdhënëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale.

Sipas gjitha gjasave, po del se profili i ministres nga Bosnja e Hercegovina është i rremë.

Ndryshe, Haga konfirmoi se Mladiqi pritet të dalë para gjyqtarëve gjatë procesit me 17 mars.

Ai u dënua para dy vjetësh me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës.

Megjithatë, Mladiqi u lirua nga akuzat për genocid në gjashtë komuna, por u dënua për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje, krim kundër njerëzimit, vrasje, akt çnjerëzor i transferimit me forcë, dëbim, sulme terroriste dhe të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje peng.