Reagon ashpër Ramush Haradinaj: Albin, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu

Kreu i AAK-së ka reaguar pas deklaratave skandaloze të zyrtarëve shtetëror ndaj gazetarëve dhe mediave. Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të tërhiqet siç thotë ai nga sejmenët e tij, shkruan Fokusi.info.

Reagimi i tij:

Pushteti nuk është gjithçka.
Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin.
Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve.
Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë.
Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!