Reagon Bleona Qerreti, tregon a do të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania 3

Së fundmi, në shumë media shqiptare ka qarkulluar lajmi se Bleona Qerreti do t’i rikthehet fansave shqiptarë pasi e njëjta ka vendosur që të bëhet pjesë e formatit më të ndjekur “Big Brother VIP Albania”.

Këtë spekulim e ka hedhur poshtë vetë Bleona, e cila tha se lajmi në fjalë nuk është i vërtetë.

Sot Bleona i ka hedhur poshtë thashethemet përmes një postimi në Instagram.

“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin në ekran më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta”, shkruan Bleona teksa i bën thirrje portaleve t’i heqin lajmet.