A do jetë pjesë e ‘Big Brother VIP 3’? Adrola Dushi përgjigjet

174

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi njëherë e mirë zërave se do të jetë një nga konkurentët e “Big Brother VIP 3”, në garën për të fituar çmimin e madh.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ndërsa shumë nga fansat e kanë pyetur atë nëse do të jetë pjesë e spektaklit.

“Mos më pyesni më nëse do jem apo jo pjesë e BBV. Nuk do të jem”– ka shkruar Adrola, duke treguar kështu që nuk do të marrë pjesë në “BBVIP 3”.

Kujtojmë që sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë me 13 janar 2024, ndërsa ndryshe nga vitet e tjera që është prezantuar nga Arbana Osmani, këtë vit spektakli do të moderohet nga Ledion Liço.