Reagon Grenell: Mos e humbisni këtë mundësi, shfrytëzoni rastin në Shtëpinë e Bardhë

Richard Grenell,  i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ka reaguar edhe njëherë duke thënë se takimi në Shtëpinë e Bardhë hap derën për mundësi të reja të zhvillimit dhe investimeve ekonomike për Kosovën dhe Serbinë.

Reagimin e Grenellit e ka shpërndarë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku në reagim thuhet se shpreson se liderët e Kosovës dhe Serbisë të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’ju kthyer dialogut dhe të nisin një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit

Po ashtu thuhet se populli kosovarë dhe ai serbë nuk meriton asgjë më pak sesa popujt e tjerë të Ballkanit.

I Dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, sot e bëri komunikatën në vazhdim në lidhje me takimin e Washington me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë:

Kjo mundësi në Shtëpinë e Bardhë hap derën për mundësi të reja të zhvillimit dhe investimeve ekonomike. SHBA shpreson se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’ju kthyer dialogut dhe të nisin një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Populli i këtij regjioni nuk meriton asgjë më pak”, thuhet në reagimin e Grenell, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington.

Takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e saj do jenë zyrtarë të lartë amerikanë.

Ai paralajmëroi se “nëse cilado secila palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, shkroi Grenell ditë më parë.