Reagon Haki Abazi: Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaci se ‘ka qenë në Kopaonik për t’u takuar me autoritetet serbe’.

Postimi i tij:

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet. I përkulur para pllakës në Grackë dhe jo vetëm.

Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve.

Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin.