Infektologu kosovar jep lajmin e mirë rreth koronavirusit

Infektologu, Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë, duke komentuar të dhënat e fundit nga IKSHPK, thotë se sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Sadiku shkruan tutje se kjo tregon se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e pandemisë COVID19.

Postimi i plotë:

Sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarëve

Shenjë se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e Pandemisë COVID 19
Sot është dita e 20 që nuk kemi asnjë rast pozitiv të të testuarëve në Karantinë në Qendrën e studentëve ku deri më tani 850 raste janë testuar.

Falemiderit të gjithë mjekëve, infermierëve, stafit ndihmës, policisë, vullnetarëve dhe të gjithë atyre që janë të kyçyr në parandalimin e Pandemisë COVID19.

Falemnderim i veçantë për gjithë qytetarët e Kosovës të cilët me disiplinën e treguar gjatë këtyre ditëve po tregojnë kulturë dhe qytetari për tu admiruar dhe duke dëshmuat se vetëm së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë për Shëndetin publik.