Reagon Haxhiu pas futjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Hoti

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi dje xhandarmëria serbe shihej duke u futur në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Sipas Haxhiut, ky rast është vetëm konsekuencë e qasjes së politikës së Kosovës karshi Serbisë.

“Në dialogun e ashtuquajtur teknik me Serbinë plotë herë na është thënë se si Serbia njohu Kosovën, teksa marrëveshjet nënshkruheshin, kompromiset zbatoheshin në Kosovë dhe pranoheshin njëanshëm gjithnjë ishte nevoja edhe për pak negociata. Gjendja nuk përmirësohej në terren, Republika dëmtohej e Serbia ishte e pangopur. Kjo ishte e vazhdon të jetë qasja e Kosovës karshi Serbisë: negocio pa kushte, lësho pe në sovranitet dhe si rezultat bëje prapë të nevojshëm negocimin. Kjo nuk është logjikë shtetformuese, përkundrazi kjo është logjikë shtetrrënuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Për gjithë këtë situatë të krijuar, Haxhiu ka fajësuar Qeverinë Hoti, për të cilën tha se duhet të japë dorëheqje, ndërsa të kthehet reciprociteti ndaj Serbisë./Fokusi.info/

Postimi i plotë i Haxhiut: