Suspendohet profesori universitar Bekim Bejta

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur që ta suspendoj profesorin e Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejtën, nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike, pas shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentet.

Këtë e njoftoi Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, të cilët thanë se sipas fakteve dhe denoncimeve, Bejta pritet të përjashtohet përfundimisht nga univesiteti.

“Menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve, që kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhen kërcënuese e deri në kanosje fizike te profesorit Bejta ndaj studenteve dhe personelit, tani kanë rastin e fundit për reflektim. Për këtë do të përkujdesen përfaqësuesit e studentëve në krye me Këshillin Studentor, si garanca më e madhe dhe korrekte. Universiteti nuk është institucion për rehabilitim dhe integrim, e as arenë e sporteve luftarake!”, thuhet në njoftimin e Këshillit Studentor.

Bejta ishte denoncuar vazhdimisht për gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj studenteve në departamentin e Gjuhës Angleze.