Ekipet e institutit në Kuvend, i kontrollojnë për simptoma të koronavirusit deputetët

Në objektin e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë arritur ekipi i Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik për të kryer kontrollet ndaj deputetëve nëse kanë simptoma të pandemisë së koronavirusit.

E gjithë kjo po bëhet për shkak të mbarëvajtjes së seancës së iniciuar nga PDK-ja për miratimin e një pakoje prej 320 milionë eurove për tu dalë në ndihmë bizneseve që janë të prekur nga masat e ndërmarra kundër pandemisë.