Reagon HIB Petrol: Jemi palë e dëmtuar, kjo është e vërteta

HIB Petrol ka reaguar pas aksionit të policisë dhe doganës në këtë korporatë.

“Sot me datë 18 Mars 2022 HIB Petrol shpk është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale”, thuhet në komunikatën për media.

Deklarata e plotë e HIB Petrol:

Sot me datë 18 Mars 2022 HIB Petrol shpk është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.

Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK që ka cilësinë e palës së dëmtuar, është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e plotë të ngjarjeve dhe të personave përgjegjës.

Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK ka ofruar tërë mbështetjen dhe dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion sidhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

HIB Petrol ShPK do të ushtrojë tërë mjetet ligjore për të adresuar dëmet të cilat i janë shkaktuar në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.