Finalizohet marrëveshja me SHBA-të për helikopterët “Black Hawk”

Helikopterët “Black Hawk” do të jenë pjesë e Forcës Ajrore shqiptare.

Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët ku bëri bilancin e rezultateve të qeverisjes në gjysmën e parë të këtij viti dhe foli për prioritetet në periudhën shtator 2019-korrik 2020.

Duke falënderuar Forcat e Armatosura për angazhimin, Rama bëri të ditur finalizimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për marrjen e helikopterëve “Black Hawk”.

“Është finalizuar marrëveshja dypalëshe me SHBA-të për marrjen e helikopterëve Black Hawk ka një sërë elementësh me rëndësi. I falenderoj FA-të për angazhimin”, tha Rama./atsh