Reagon Latifi ndaj hoxhës Enis Rama: Me mend s’o shaka

Filozofi Blerim Latifi përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas intervistës së hoxhës Enis Rama nga Mitrovica, i cili tha se Zoti nuk mund të mendohet në asnjë formë, ndërkohë që më pas tregonte se çka han, çka pin dhe çfarë rregullash preferon.

Latifi ka pyetur se si është e mundur të dihet diçka për të cilën as nuk mund të përceptohet, siç tha hoxha për Zotin.

“Me mendo s’o shaka – thotë populli!”, ka thënë Latifi.

Statusi i plotë i Latifit:

“Dëgjojani kontradiktën e teologut Enis Rama në intervistën e sontme në T7 : Në një anë thotë se “Zotin nuk mund ta mendojmë kurqysh”, në anën tjetër tregon me siguri se çfarë bën Zoti, a han, a pin dhe çfarë rregullash preferon, e sa gjuhë i flet!
Qysh mundesh me ditë diçka, për të cilën s’mundesh as me e perceptu, as me e mendu, e as me e imagjinu? 
Hajde logjikë, hajde!!!

Kanti argumenton se atë që nuk mund ta mendojmë, nuk mundemi as ta shprehim. Nëse tentojmë ta shprehim të pamendueshmen, kemi me ra në lajthitje mendore. Me mend s’o shaka- thotë populli!

P.s.për mediat: 
Kjo është çështje e komplikuar metafizike. Mos e përzini me politikën e partitë, se jeta nuk është veç politikë e parti!”

Ndryshe, hoxhë Enis Rama ishte i ftuar në intervistë në T7, ku foli për një orë lidhur me islamin dhe shumë dilema rreth besimit në zot.