Reagon ministri i Arsimit, pas rritjes së rasteve me Covid-19

Kanë filluar të rriten rastet me Covid-19, ndërsa ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur për fëmijët tanë.

Ai thotë se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

“Rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten. Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur për fëmijët tanë, sepse asnjë skenarë tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, por ju lutem nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave në përgjithësi, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë!”