Letra e Kurtit drejtuar Speciales, Marashi: Nuk po gjykohet Selimi si Vetëvendosje, do duhej të përfshihej komplet grupi

Ish-Komandanti i Batalionit 4 të Brigadës së UÇK-së, Pren Marashi, ka thënë se Gjykata Speciale nëse trajton edhe vrasjet e pasluftës në Kosovë, duhet të thërras për dëshmi edhe organet relevante të atëhershme të cilat vepronin.

Marashi tutje në Rubikon të Klan Kosovës, potencoi se faktori ndërkombëtar duhet të reflektojë ndonëse ka rënë ‘’në lajthitje’’ të raportit të Dick Marty, njofton Klan Kosova.

”Se duhet të jepet përgjegjësi edhe për vrasjet tjera, duhet të thiren edhe organet relevante të tjera të sigurisë që ishin këtu  prezentë në atë kohë”.

”KFOR-i ishte edhe Policia e UNMIK-ut, atë kohë kur punonim në Gjakovë, ishte vetëm një polic i UNMIK-ut që kishte ardhë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas erdhën dhe të tjerë”.

”Ngritja e aktakuzave dhe përpilimi i akuzave në bazë të deklaratave të prokurorisë serbe, 20 vjet pas luftës, është tepër e pabesueshme”.

”Askush nuk po e konteston dhimbjen e familjarëve, dhe njerëzve të familjeve të vrarë paslufte”.

”Por assesi, është e pajustifikueshme që inatet politike, përçarjet politike të nxisin dhe dikush t’i gëzohet një gjykate ku cenohet dhe rrezikohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

”Vet fakti që përmenden pjesëtarë të UÇK-së, dhe grupe kriminale, – kur dihet qëllimi i luftës çlirimtare cili ishte”.

”Në këto rrethana, edhe faktori ndërkombëtar i cili një pjesë e madhe ka rënë në lajthitje si pjesë e raportit të Dick Marty, duhet të fillojë së paku të fillojë gjykimi i krimeve nga katalizatori i të gjitha problemeve në territorin e ish-Jugosllavisë”.

”Çdo krim që është bërë në Kosovë, është bërë në rrjedhë institucionale”.

”Vet fakti që në mesin e strukturës komanduese të UÇK-së, kemi një numër të madh të eprorëve, eprorë të nivelit të lartë që kanë komanduar njësitë në UÇK dhe absolutisht nuk e ka përmendur dikush kontesionin fetar”.

”Nuk përjashtohet mundësia që te ketë ndodhur ndonjë vrasje, dhe do të ndodhin edhe më tutje se vrasjet ndodhin, por që të cilësohet si vrasje me karakter fetar, kjo është e pavërtetë”.

”Nuk është problemi që e kanë thënë ata. Problemi është që këtë dosje e ka bërë Serbia, dhe në momentin që është filluar të mbledhen shënimet, kjo bënë të dyshohet në Gjykatën Speciale”.

Ai po ashtu ka komentuar edhe letrën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, drejtuar Gjykatës Speciale, për procesin e Rexhep Selimit.

Në këtë rast, Marashi vlerëson se një shkresë e tillë, nuk do duhej të bëhej në këtë formë, njofton Klan Kosova.

”Askush nuk është kundër drejtësisë, po keqkuptohet në disa raste dhe po gjykohet”.

”Po, nuk ka të bëjë kërkesa e Vetëvendosjes, përkatësisht Albin Kurtit, që ka bërë për Rexhep Selimin. Nuk po gjykohet Rexhep Selimi si Vetëvendosje, por si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, si strukturë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

”Duhet të jetë komplet grupi”.

”Ne kemi pjesëtarët tjerë po ashtu Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin, Salih Mustafën”.