Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas bastisjes së EULEX-it të zhvilluar sot në disa lokacione në kryeqytet.
Sot u bastisën edhe shtëpitë e ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi.
Në reagimin e OVL UÇK-së thuhet se se konsiderojnë çdo veprim të Gjykatës Speciale si të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese.
OVL thekson se janë duke punuar së bashku me deputetët e Kuvendit që skadimin e mandatit të kësaj gjykate ta dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Reagim i plotë:
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, reagojnë ndaj spektakleve që bëhen me anë të bastisjeve të pjesëtarëve të UÇK-së dhe konsiderojnë se çdo veprim i Gjykatës Speciale, jashtë mandatit të saj, është i kundërligjshëm dhe kundërkushtetues.
Ne si Organizata jemi duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës që skadimin e mandatit të kësaj gjykate ta dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.