Reagon Xhafer Tahiri pas viktimës së parë nga koronavirusi në Vushtrri

Sot u raportuan dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, e viktima e dytë e konfirmuar është nga komuna e Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Viktima është një 71 vjecare nga Komuna e Vushtrrisë, duke shënuar viktimën e parë në këtë komunë, e për këtë ka reaguar kryetari i kësaj komunë, Xhafer Tahiri i cili ka thënë se është një lajm që nuk do të dontë ta jepte asnjëherë për qytetarët e Vushtrrisë.

Në betejën me #Coronavirus, sot kemi humbur një qytetare të Vushtrrisë të moshës 71 vjeçare.

Shtabi Emergjent Komunal, të gjithë ne i shprehim ngushellime familjes dhe të afërmve, në këtë kohë të dhembjes së madhe. Bashkë me familjen po organizojmë ceremoninë e varrimit. Zoti e mëshiroftë haxhiken.

Ky është lajmi për të cilin jam lutur që kurrë mos ta jap për qytetin e qytetarët tanë.

Ky armik i padukshëm po vret njerëz pa dallim kudo në botë edhe tek ne.

Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin