Real Madrid fiton tre pikët, debuton Hazard (video)

Real Madridi ka marrë pikët e plota dhe ka arritur fiton e parë në “Santiago Bernabeu” për sezonin 2019/20, duke e mposhtur 3-2 Levanten.

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Real Madridi i Zinedine Zidane është rikthyer te fitorja në La Liga.

Los Blancon bën lojë me dy fytyra në “Santiago Bernabeu” kundër Levantes.

Në pjesën e parë, Reali ishte i frikshëm dhe shënoi tri gola.

Karim Benzema në minutat 25’ e 31’ si dhe Casemiro në minutën e 40’ shënuan për rezultatin e pjesës së parë.

Carvajal, James Rodriguez dhe Vinicius asistuan për golat e realizuar.

Në pjesën e dytë, Reali disi e mori me qetësi ndeshjen duke menduar se ka përfunduar gjithçka, por derisa ata humbnisin raste të njëpasnjëshme, Levante e dërgoi dy herë topin në portën e Courtois dhe tentuan disa herë edhe për të barazuar, por gjithçka përfundoi 3-2.

Borja Mayoral në minutën e 49’ dhe Gonzalo Melero 75’ shënuan për mysafirët.

Në këtë ndeshje debutoi lojtari i blerë nga Chelsea për 100 milionë euro, Eden Hazard. Ai hyri në minutën e 60’ dhe kishte një rast të mirë shënimi, asistoi gjithashtu edhe për Vinicius, por Aitor Fernandez bëri disa pritje fantastike.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 8 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Atletico Madridi që nga ora 18:30 përballet me Real Sociedadin.

1:0

https://streamable.com/w8cku

2:0

https://streamable.com/d5ssj

3:0

https://streamable.com/dze4j

3:1

https://streamable.com/x2aca

3:2

https://streamable.com/fn43h