Real Madridi është paralajmëruar nga tifozët fanatikë të Paris Saint-Germain-it

0
232

Real Madridi është paralajmëruar nga tifozët fanatikë të Paris Saint-Germainit të grumbulluar të dielën mbrëma në Parc de Princes.

Klubi francez zhvilloi derbin klasik kundër Marseille , ndërsa tifozët vendas e shfrytëzuan rastin që të krijojnë atmosferë përmes koreografisë mbresëlënëse.

Përveç rivalëve në kampionatin francez, tifozët i kushtuan rëndësi edhe ndeshjes kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që zhvillohet më 6 mars në Paris.

PSG pësoi me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu në takimin e parë, ashtu që duhet të fitojë me rezultat 2-0 (ose me më shumë se tre gola nëse shënojnë Los Blancos) për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Që të ndodhë kjo, Parisi ka nevojë për një mbështetje të madhe të tifozëve kur kihet parasysh se luan ndaj kampionit në fuqi të garës më të madhe evropiane për klube.

Dhe tifozët e PSG-së tashmë e kanë dëshmuar se do të jetë “lojtari i 13” i skuadrës së tyre në duelin kundër Realit.

Një grup i tifozëve ultras e kanë vizituar kampin stërvitor të klubit për t’i motivuar lojtarët për ndeshjet e rëndësishme që i kanë përpara, e në veçanti atë ndaj Mbretërve.

“Duam që njerëzit te Real Madridi ta kuptojnë si është ndjesia që të vish në Paris. I ftojmë të gjithë (tifozët e PSG-së) që të vijnë në stadium më herët me fanella dhe shalle”.

“Do të krijojmë një shfaqje fantastike dhe do t’u japim shtytje lojtarëve tanë. Kjo nuk do të jetë një përvojë e re për Los Blancos, sepse tifozët parisienë kanë krijuar atmosferë të paharrueshme edhe në kryeqytetin spanjoll disa orë para fillimit të ndeshjes së parë”, kanë thënë ultrasit e PSG-së. /Telegrafi/