Shiko ndeshjen Spanja – Kosova

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes pritet të bëjë disa ndryshime për ndeshjen ndaj Kombëtares së Spanjës në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”. Përfaqësuesja e Kosovës luan sot në udhëtim te Kombëtarja e Spanjës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.

Dardanët kanë udhëtuar tashmë dhe janë gati për ndeshjen e dytë kualifikuese të vlefshme për Grupin B, ndeshje e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në Estadio La Cartuja. Ekipi i Challandes vjen në këtë ndeshje pas humbjes në takimin e parë të grupit ndaj Suedisë me rezultat 3-0 dhe synon të kthehet te paraqitjet sa më dinjitoze.

Challandes fillimisht pritet ta ndryshojë skemën apo renditjen e lojtarëve në formacion dhe disa nga titullarët e ndeshjes së fundit.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE