Real Madridi fiton Superkupën e Spanjës pas penalltive

Karton të kuq, raste, pritje, karton të verdhë, raste shënimi, vazhdime, penallti e pothuajse gjithçka kishte në Superkupën e Spanjës mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Arabinë Saudite.

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin e barabartë 0-0, ndërsa fituesin e përcaktuan penalltitë. Skuadra e Real Madridit fitoi me penallti me rezultatin e thellë 4-1.

Real Madridi ka qenë më i mirë për këto 90 minuta, ku Luka Jovic disa herë është gjetur ballë për ballë portieri Jan Oblak, por që slloveni ishte në element sonte ashtu si në ndeshjen kundër Barcelonës.

Saul Niguez dhe Thomas humbën penalltitë tek Atletico Madrid, ndërsa Trippier shënoi për ekipin e Simeones, kurse tek Real Madridit të gjithë realizuan.Real Madridi fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 11’të në historinë e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=-Co3e8sziL4