Reali dhe Atletico ndahen në paqe

Real Madridi nuk ka mundur të shënojë fitore në Santiago Bernabeu ndaj rivalit lokal Atletico Madrid, pasi ndeshja ka përfunduar me barazim 1-1.

Derbi i madh lokal i Madridit mes Mbretërve dhe Los Colchoneros dhuroi gola, emocione dhe duele të shumta, por jo edhe fitues, pasi në fund skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Mbretërit të cilët rrezikuan më shumë, por nuk patën fatin ta gjejnë golin.

Edhe Atletico pati disa raste të mira , por nuk arritën ta gjejnë golin dhe në fund skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Reali arriti ta gjej shpejt golin me anë të Ronaldos, i cili shënoi në minutën e 53-të për 1-0.

Mirëpo, mysafirët arritën të kthehen shpejt në lojë me anë të yllit francez, Antoine Griezmann, i cili shënoi pas vetëm katër minutash për 1-1, ku me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.