Refugjatja tenton t’i marrë pistoletën policit

Gjatë konfrontimit mes azilantëve me forcat e policisë në ishujt e Egjeut Verior, një vajzë vendosi dorën mbi armën e njërit prej oficerëve.

E gjithë kjo skenë është regjistruar nga një kamerë teksa nuk dihet nëse ajo kishte për qëllim t’ia merrte ose jo.

Polici reagoi menjëherë ja larguar duart nga brezi.

Në ishujt grekë të Egjeut Verior situata me kampet e refugjatëve është rënduar dhe banorët e tyre po rebelohen kundër autoriteteve.

Tensionet u rritën në ishullin e Lesbosit, kur qindra azilkërkues vendosën të manifestojnë kundër procedurave të ngadalta të azilit, kushteve çnjerëzore në kampe dhe planeve të qeverisë greke për të ngritur qendra paraburgimi për emigrantët problematikë.

Turmat e irrituara shpërthyen me të shara ndaj policisë së mobilizuar për të ndalur vrullin e tyre.

Disa tentuan t’i shmangen policisë duke u ngjitur në kodrat ishullore, vetëm për t’u ndeshur me granata të ndryshme tymuese e lotuese nga forcat e rendit.

Disa prej objekteve u përfshinë nga zjarret e ndezura prej protestuesve të acaruar./express