S’ndalet Haradinaj, i drejtohet prokurorit: Mos luj me fjalë

Po vazhdojnë debatet interesante në Gjykatën Speciale në gjykimin ndaj nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Debat i ashpër u zhvillua kur gjyqtari dhe prokurori kërkuan që Nasim Haradinaj ta komentojë një deklaratë të Hysni Gucatit, gjë të cilën ai refuzoi ta bëj, shkruan lajmi.net.

“Zotin Gucati e keni pas këtu, e keni pyet, unë s’e komentoj dëshminë as të Gucatit as të të tjerëve. Zoti Prokuror, mos luj me fjalë. Nuk thash s’kom koment, thash nuk e komentoj deklaratën e dikujt që e keni marrë në pyetje”, tha Haradinaj.

Kur prokurori insistoi që Haradinaj të përgjigjet me “po” ose “jo”, Haradinaj u përgjigj “po, jo”.

“Po jau thom po jo. Pse me i komentu unë të tjerët. Nuk është çështje e jemja kjo. Ai e ka dhënë vet deklaratën, s’mund të përgjigjem për të”, tha ai.

E dikur Haradinaj u bind që të jap përgjigjen e kërkuar, por duke thënë që deklarata e dhënë nga Gucati nuk është bindje e tij por është bindje e krijuar nga të tjerët.

“Po pajtohem, duke mendu që ky e ka thane me bindjen që e krijun të tjerët”, tha Haradinaj.